e shtunë, tetor 25, 2008

Dashuria...

Le të ketë në bashkësinë tuaj vend dhe le të vallëzoje në mes fushës era hyjnore. Duajeni njëri tjetrin, por mos krijoni lidhje dashurie. Le të bëhet ajo det i lëvizshëm në mes brigjeve të shpirtrave tuaj. Mbushini gotat njëri tjetrit nga buka juaj, por mos hani nga copa e njëjtë. Këndoni e luani bashkë dhe bëhuni të gëzuar, por lejoni që secili të jetë vetvetja. Madje edhe anët e lahutës janë më vete, edhe pse... edhe pse dridhen me muzikë të njëjtë.
Dhurojini zemrat tuaja, por mos e vendosni njëri tjetrin nën roje. Sepse, vetëm lumi i jetës mund të kënaq zemrat tuaja. Rrini bashkë, por përsëri jo aq shumë bashkë. Edhe shtyllat e tempullit rrinë të ndara, kurse lisi dhe pisha nuk rriten në hije të njëri-tjetrit.

e premte, tetor 24, 2008

Te qenit Perfekt!!!

Urime! Ti nuk je perfekt! Megjithate eshte qesharake te duash te jesh perfekt.Po te shikojme, secili njeri eshte qesharak ndonjehere, perveq njerezve perfekte.A e din qdo te thote te jesh perfekt? Perfekt eshte te mos hash, te mos pish, te mos ecesh, te mos levizesh asnje muskul, ose se paku te mos besh asnje gabim rinor. Perfekt eshte te mos besh asgje gabim, qe do te thote te mos besh kurre asgje. Te jesh perfekt eshte merzitshem! Keshtu qe ti nuk je perfekt!Mrekulli! Bej qejf! Ha ushqimin edhe pse te len ere te keqe! Ec me lidhese te leshuara! Qesh! Lejo dike tjeter te qeshe me ty! Njerezit perfekte nuk i bejne keto gjera. E tere ajo qfare bejne ata eshte te ulen, te pijne nje qaj te lehte, dhe te mendojne se sa perfekte jane. Por prapseprape ata nuk jane 100% perfekte.Ju duhet ti shihni ata kur ti kap lemza! PYFFF! Kush ka nevoje per ta? Ju mund te pini leng te kastravecave turshi, te imitoni gorillat, te beni kercime torollake, te kendoni kenge budallaqe, te veni kapela qesharake, te jeni jo perfekte sa te doni, dhe prape se prape te jeni nje njeri i mire. Njerezit e mire eshte shume veshtire ti gjeni ditet e sotme. Ata jane shume me argetues se njerezit perfekte, ne qdo dite te javes.

e hënë, shtator 05, 2005

Rrethi ku nje femer ambicioze jeton

Kosova eshte nje vend i vogel, ku edhe vepren tende nuk e njeh nese nuk permban interes te tjetrit, jo qe nuk e njeh ngaqe je nje budalla, por ngaqe jeton me budallenje dhe vjen deri te shtremberimi i saj(niveli i shtremberimit varet nga fuqia yte).
Nje vajze qe vjen nga nje vend gjysme fshat-gjysme qytet nuk ka te drejte te jete ambicioze dhe te injoroje qdo gje qe ka te beje me meshkujt. I kerkoj falje personit qe ka qelluar njeri nder ata.
Por jo gjithqka gjithkujt i shkon neper binaret e deshirave e pastaj viktime e krimit mund te jete dikush qe e ka drejtuar ate tren neper binare te tjere.
Dikur kane thene se nese nuk mund te kafshosh, kurre mos i trego dhembet tuaj, por ne vendin gjysme qytet- gjysme fshat nuk ka burreri te mjaftueshme per tu ballafaquar me njerezit ne kete rast disa shprehen pasi ta kthesh koken e disa te tjere e perdorin teknologjine si fustan te nenes se tyre per tu fshehur prapa burracakerise tyre.
Me mire eshte te jesh i sigurt se i penduar por nuk duhet tua zene per te madhe se per te shkruar diqka duhet te mendosh, e per te menduar nevojitet truri qe per fatin tim disave ju mungon dhe nuk e kane dijenine per kete(sidomos atyre qe nuk i kalkulojne pasojat).
Before you start to write, learn to think.
Thuaje ate qe vlen ose hesht.

e hënë, maj 30, 2005

Qka mendoni për proverbat?

A ju ka rastisur ndonjeherë të dëgjoni diqka dhe të mos kuptoni kuptimin e asaj fjalije?
Qka mendoni, dhe si ndiheni kur dikush ju flet me anë të proverbave dhe juve ju shkon tërë koha juaj duke menduar se qfarë deshi të thoshte?
.........Express your self.....